112-vjeçarja nga Zhuri, Xhemile Susuri po gëzon shëndet të plotë.
Ajo gjatë ditës së sotme është kontrolluar nga mjeku dhe drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.
Ai ka postuar një fotografi në Facebook duke ia bashkëngjitur edhe një mbishkrim.
“Një ndenjë e veçantë për mjekun kur viziton nje gjyshe të mirë dhe të shëndoshë të moshës 112 vjeçare. Jetë te gjatë për Xhemile Susurin!”, ka shkruar ai.