Në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme nëpër fshatra është duke vazhduar punapër ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës nëntokësore në Poterq dhe Dugajevë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Zenun Elezaj përmes një postimi në FB.
Ky është njoftimi i tij:
Ky projekt përfshinë asfaltimin e 1200 metra rrugë, shtrimin e rrugëve me zhavorr, ndërtimin e murit mbrojtës afër rrugës ku ka rrëshqitje të dheut, pastrimin e përrenjve, ndërtimin e kanalizimit. Vlera totale e projektit është 109 560.