Në fshatrat lindore të Klinës, nga Perqeva deri ne Caravik, shumë shpejt do të fillojë shtrirja dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, që do të zgjidhë problemin me furnizim me ujë për banorët e këtyre lokaliteteve.
Për këtë projekt, i cili është financim nga CDI, ka njoftuar përmes facebookut zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Klinës, Mirsad Dakaj.
Postimi i tij:
Nje lajm i mire per bashkevendasit e mi te Caravikut, te cilet ne keto dite te nxehta me veshtiresi po e gjejne nje pike uje per pastrim, ujin e pijes e marrin ne kroin e Çabiqit, ose e blejne, e per vaditje s’kane zgjidhje.
Sipas projektit, rezervuari do te ndertohet ne Caravik, per shkak te lartesise me te madhe.
Kane filluar procedurat e prokurimit per projektin e ujesjellesit per Caravikun dhe fshatrat lindore te Komunes se Klines dhe menjehere pas shpalljes se fituesit do te filloje edhe implementimi i projektit.
Nje falenderim per kryetarin Prof. Dr. Zenun Elezaj per perkushtimin e tij ne realizimin e projektit e po ashtu edhe per drejtorin Iber Elezaj./Klina info/