Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 107 persona të prekur me koronavirusin.
Sipas njoftimit 55 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Po ashtu dy pacientë janë duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv, kurse 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, raporton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjenden të shotruar 107 raste.
Gjithsej 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste; 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Dje më 07/07/2020 janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë.