Në valën e pandemisë SARS-CoV-2, marrë parasysh ngarkesën me të cilën po ballafaqohen profesionistët shëndetësor, Poliklinika Biolab- Zafi në Klinë, i ka dhuruar QKMF-së “Nënë Tereza”, një donacion prej 1000 testesh Antigen, për detektim të shpejtë të virusit përmes strishos së hundës.
Donacioni u dorëzua nga përfaqësuesi i Biolab Zafi, Mr.Ph Fitim, Gashi, e që është njëherit edhe Menaxher Drejtues i këtij instucioni.
“Po ashtu, e falënderojmë stafin shëndetësor, doktorët dhe infermierët e QKMF-së “Nënë Terza”, për sakrificën dhe punën e palodhshme që bëjnë”, shkruhet në faqen zyrtare në rrjetin social FB të Biolab Zafi.
Ndryshe, Biolab Zafi- në Klinë, ka shprehur gjithnjë gatishmëri, t’i vjen në ndihmë QKMF-së, në të mirë të qytetarëve, në çdo fazë pandemike.