Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, duke vepruar sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me datë 07.07.2020, në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i ka shqiptuar qytetares L.B, punëtore shëndetësore në Prishtinë, gjobë prej 1000€ për shkelje të vendimit për vetizolim pasi e njejta kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe e ka thyer vetizolimin duke dalur në qytet.
Inspektoriati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë dhe Policia e Kososvës po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të luftuar e parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse si Covid 19 tek qytetarët tjerë.
Bashkëpunimi me qytetarët në këtë pandemi është i shkëlqyeshëm, ku edhe deri te rasti në fjalë ka ardhë për shkak të raportimit nga qytetarët.
Shtabi Emergjent Komunal fton të gjithë qytetarët që bashkë, duke iu përmbajtur masave të IKSHPK-së të luftojmë përhapjen e pandemisë Covid 19 dhe të ruajmë qytetin e qytetarët tanë.