100 fëmijë me sëmundje të zemrës në Kosovë do të operohen falas në Indi. E gjithë kjo falë organizatës “Rotary”, e cila është e shpërndarë në më shumë se 200 vende të botës.
Kjo u bë e ditur nga presidenti i “Rotary International”, Shekhar Mehta, i cili ka mbajtur një konferencë për medie me rastin e vizitës së tij që i ka bërë Kosovës.
Ai tha se Rotary këtë diskutim e ka bërë me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Rotary si organizatë shumë e vjetër është e shpërndarë në më shumë se 200 vende. Programet tjera kanë të bëjmë me shkrim, leximin, shëndetësinë, ambientin dhe zhvillimin ekonomik, po ashtu fuqizimin e vajzave. Do të bëjmë operime të zemrës për 100 fëmijë nga Kosova në Indi pa pagesë. Jemi të gatshëm të ndërtojmë spitale për sy, qendra për dializë. Nëse hapësira krijohet nga ana shtetit ne do të montojmë të gjitha pajisjet. Për operime për zemër jemi në gjendje të sjellim mjek nga vende të tjerë të botës e po ashtu mjekët nga këtu mund të shkojnë në vende të tjera për spocializim”, tha ai.
Ndërsa për arsim ai tha se do të ofrojnë një përmbajtje digjitale.
“Ne do të ofrojmë një përmbajtje të klasit të lartë botërorë në gjuhën angleze dhe shqipe. Të gjitha këto programe janë pranuar nga kryeministri dhe presidentja dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në këto projekte”, tha ai, raporton eo.