SBASHK-u po insiston ndihmën prej 100 eurosh për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kërkuar takim me Qeverinë e Kosovës për të gjetur një zgjidhje dhe në këtë mënyrë të shmangej mundësia e protestave apo grevave në arsim.
“Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi.Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime dialog i kemi dërguar letra Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës.
Përmes këtij publikimi edhe njëherë iu bëjmë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit Sveçla, Ministres Nagavci dhe Ministrit Murati që ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim” thuhet në njoftimin e SBASHK-ut./