Dhjetë vite më parë Lëvizja Vetëvendosje hyri për herë të parë në Kuvendin e Kosovës si parti opozitare.
Atë kohë, VV kishte vetëm 14 deputetë, ndërsa si lider i kësaj partie, Albin Kurti bashkë me deputetin Rexhep Selimi dhe ish-deputetin Florin Krasniqi, Kurti u futën për herë të parë në dyert e objektit të Kuvendit.
Gjatë këtyre viteve, shoqërinë dhe vendin tonë e kanë përcjellë ndryshime të gjithanshme. Por që Vetëvendosjen e përcolli e mbara.
Pikërisht pas dhjetë viteve, Lëvizja Vetëvendosje bëhet forca e parë politike në vend, ku tani në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, partia e Albin Kurtit doli fitoi bindshëm me 47,85% të votave të rregullta në nivel vendi.
Pas fitores, para mediave Kurti tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për të ardhmen e shtetit të Kosovës.
Sipas Kurtit, u vërtetua se këto zgjedhje ishin një referendum i pastër si përgjigje për vendosjen e drejtësisë dhe kundër fenomenit të kapjes së shtetit.
“U vërtetua se zgjedhjet ishin referendum. Kanë qëndruar me orë të tërë në acar për të votuar. Ky referendum për drejtësi dhe kundër kapjes së shteti u fitua, është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, theksoi ai