Dhjetë vjet më parë, më 29 nëntor 2012, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.
Vendimi i Gjykatës së Hagës liroi nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.
Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigante dhe pritën me brohoritje e fishekzjarrë vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Ben Emerson, avokat i Ramush Haradinajt në një konferencë për media pati deklaruar se ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte, duhet t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt.
Lirimin e kishin përshëndetur edhe presidentja e atëhershme Jahjaga dhe kryeministri Thaçi