Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Z.V për veprën penale në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të panjohur të njësitit të përmendur rezervist të policisë serbe dhe personat e tjerë të armatosur dhe të uniformuar, Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
I akuzuari Z.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vitesh, në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 13 shtator 2022 e tutje.
Me aktvendim të veçantë PS.nr.28/2022, të datës 11 nëntor 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 lidhur me paragrafin 2, 6 dhe 7 të KPPK-së, të akuzuarit ia ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.