Të rinjtë shqiptarë po vazhdojnë të na bëjnë krenarë gjithandej botës.
Me talentin e tyre ata po shkëlqejnë në shumë fusha, sidomos në futboll.
Një emër i ri që po premton shumë në futbollin gjerman, është edhe Arbias Bujar Smakiqi nga Kpuzi i Klinës.
Ai me familjen e tij, jeton në Straubing dhe luan për U10, derisa e ka mbyllur suksesshëm gjysmë sezonin me gjithsej 19 gola./Klina info/