Më 20 janar të vitit të kaluar u privua nga jeta Elvis Mekaj.
Ai u ther me thikë në Pejë.
Në raportin e Prokurorisë Temelore të Pejës, të dërguar aso kohe në Gjykatë, thuhej se Mekaj nuk iu bëri ballë plagve të marra.
“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën Elvis Mekaj, ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05” thuhej në raportin e Prokurorisë.
Një vit më vonë, Gjykata Themelore e Pejës merr vendim për caktimin e masës prej 10 vitesh burg për Kushtrim Selimajn, i dyshuar për vrasjen e Elvis Mekajt.
Me këtë vendim janë ndarë të pakënaqur familja e Mekajt.
Nëna e Elvisit, Sevdije Mekaj, në një intervistë për Indeksonline ka deklaruar se janë të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës.
Ajo thotë se i dyshuari prej kohësh ka qenë kërcënim për familjen e saj, teksa i njëjti edhe vite më parë kishte plagosur tashmë të ndjerin, Elvisin.
“Me pasë marrë vendimin 5-6 vjet kur ma ka therë në dorë [djalin], se i ka deshtë me therë në gjoks, pas shpine, djali ka qenë tu shitë dru në Fidanishte, dhe vetëm për një shikim, se e ka kqyrë. Djali jem nuk i ka pasë send borgj, as nuk është i asaj kategorie” ka thënë mes të tjerash ajo.
Dëgjoni më poshtë intervistën e saj të plotë: