Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, ka treguar numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Sipas tij, nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Klinë nga COVID-19 kanë vdekur dhjetë persona.
Ndërsa duke u bazuar në raportin e IKSHPK-së, ai po ashtu tregon se 31 raste janë aktive me COVID-19 në këtë komunë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga marsi Sejdiu thotë se në Klinë është 169, përcjell
Në fund Sejdiu thotë se duhet të vazhdojmë të bëjmë kujdes dhe t’i respektojmë masat.
“Ky nuk është vit i COVID-it, por është vit i KUJDESIT. Duke u bazuar edhe në raportin e IKSHP-së, deri më tani në komunën e Klinës kemi 31 raste aktive me COVID-19, 128 raste të shëruara dhe 10 vdekje. Numri i të infektuarve në komunën e Klinës nga 13 marsi deri më sot është 169. Ne jemi të vetëdijshëm që ka qytetarë me simptoma të lehta, të cilët ‘virusin’ po e kalojnë në shtëpi, në vetizolim. Kujdesuni për veten dhe të tjerët! Vazhdojmë ju lutem me përgjegjësi kolektive. Mbani maskë kudo që dilni në publik, sepse është parandalimi më i mirë”, ka shkruar Sejdiu.