10 persona janë arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave.
Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Ferizajt, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Ata po dyshohen për veprat penale: marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
“Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Aksioni është duke u zhvilluar ende.