Vërshimet e këtij viti kanë lënë pas dëme të shumta në infrastrukturë.
Kështu ka thënë kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në një takim, derisa ka bërë të ditur se Organizata “Islamic Relief Kosova”, do të ju vijë në ndihmë 10 familjeve për rinovimin e shtëpive.
“Sigurisht, më të dëmtuarit kanë qenë familjet që nuk kanë pasur mundësi për parimin e dëmeve. Me qëllim të gjetes së një zgjidhje për ta ne jemi angazhuar për gjetjen e donatorëve. Për fat të mirë organizata bamirëse “Islamic Relief Kosova” ka shprehur gatishmërinë për t`ju dalë në ndihmë këtyre familjeve dhe si rezultat i financimit të organizatës është bërë rinovimi i 10 shtëpive të dëmtuara për familjet nevojtare. Po ashtu, edhe një banesë është blerë për një familje skamnore shtëpia e të cilës ishte bërë e pabanueshme si pasojë e vërshimeve.
Dje kam pritur në takim përfaqësuesit e organizatës të cilët i kam falënderuar për bashkëpunimin dhe theksova gatishmërinë për thëllimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm dhe në dobi të familjeve në nevojë. Po ashtu, i kemi vizituar disa nga familjet të cilave u janë riparuar shtëpitë”, ka shkruar Elezaj në FB.