Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 10 persona me COVID-19.
Sipas raportit të QKUK-së për ditën e sotme thuhet se shtatë raste janë në gjendje stabile, tre janë në gjendje më të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, kurse dy prej tyre janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.
Gjithashtu u bë e ditur se nga Klinika Infektive sot do të lirohen pesë raste, raporton Indeksonline.
Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, ku numri i të infektuarve është 985, 736 të shëruar dhe 29 viktima