Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar se rreth 10 mijë banorë të pjesës jugore të qytetit të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë që nga mëngjesi i hershëm.
Ndërprerja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor të furnizimit me lokacion në lagjen ‘Çamëria’ të qytetit.
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-t bënë të ditur se specialistët e kompanisë që nga ora 05:00 e mëngjesit po punojnë në sanimin e dëmit ndërsa furnizimi pritet të kthehet në orët e mbrëmjes.
Postim i plot
Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor i cili bënë furnizimin e jugut të qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, rreth 10 mijë konsumtaorë që nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm kanë mbetur pa furnizim.
Shpërthimi i gypit në fjalë ka ndodhur në lagjen Çamëria, me çrast specialistët e KRU ‘Hidrodrini’ , rreth orës 05:05 minuta të mëngjesit, me të marrë informacionin nga qendra për Alarmim i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë filluar punimet për sanimin e dëmit.
Bazuar në specifikat e prishjes dhe të terrenit, punimet për rregullimin e këtij problem pritet të zgjasin deri rreth mbrëmjes së sotme, kur eedhe pritet të rikthehet furnimi me ujë.
Nga ky dëm, pa furnimzi kanë mbetur Bashkësite Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’.”-thuhet në njoftim./