Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja.
Viktima është I.Bytyqi, 88 vjeçar nga fshati Kërvasari, i cili dje ishte konfirmuar se ishte i prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet e reja të konfirmuara sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Damanek dhe nga 1 rast në fshatrat Carallukë, Banjë, Ngucat, Llazicë dhe Bubavec.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës është 47, ndërsa i vdekjeve është 10 raste. Deri më tani janë shëruar 98 persona.
Rastet aktive sipas vendbanimeve janë si në vijim: