Hiç më pak se 1 milion euro u patën investuar në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë.
Investim tejet i madh ky, por që në ditët më të ftohta të vitit nxemja nuk funksionon, shkruan Klina.info.
Kujtojmë se kjo shkollë është një ndër shkollat më të mëdha në Klinë.
Ajo ka rreth 500 nxënës. Përveç numrit të madh të nxënësve, çdoherë nga kjo shkollë kanë dalë nxënës që kanë treguar suksese të jashtëzakonshme në shumë veprimtari si rezultat i angazhimit të stafit mësimor dhe menaxherial të shkollës./Klina.info/