Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para të të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 270.
Nga të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP) rezulton që 1 mijë e 754 rate aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Ndërsa, 12 mijë e 900 persona arritën që ta mposhtin virusin korona. Mirëpo janë edhe 616 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 62 raste të reja me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Prizrenit 14 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Pejës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovës, Junik dhe Malishevë.