56 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan gjatë ditës së djeshme.
Si pasojë e kësaj numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 814 raste.
Deri më sot nga koronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën 630 persona,
Gjatë muajit të kaluar pati rënie të numrit të të infektuarve me këtë virus, ndërsa u ngrit numri i personave të shëruar.
Në përgjithësi ky numër ka arritur në 13 mijë e 856 raste, dukë lënë kështu 1 mijë e 328 persona aktiv me COVID-19.
Njoftimi i plotë i bërë dje:
69 TË SHËRUAR DHE 56 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!