Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 80 raste pozitive.
Kjo shifër e çoi në 16 mijë e 130 numrin e rasteve pozitive të konfirmuara deri më sot, nga 73 mijë e 906 persona që u testuan.
Nga numri i përgjithshëm i personave që u prekën me këtë virus, 645 ndërruan jetë, derisa 14 mijë e 282 të tjerë u shëruan.
Referuar të dhënave të publikuara nga IKShPK, aktualisht, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 203 raste aktive me këtë virus./Klina.info/