‘’𝐙𝐞̈𝐫𝐢 𝐢 𝐑𝐨𝐦𝐞̈𝐯𝐞, 𝐀𝐬𝐡𝐤𝐚𝐥𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐠𝐣𝐢𝐩𝐭𝐢𝐚𝐧𝐞̈𝐯𝐞’’ 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐬𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳i 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐥𝐢𝐧𝐞̈
Nesër me datë 29.09.2021 (E mërkure) do të mbahet një takim/sesion informues për barazi gjinore në sallen e Kuvendit Komunal në Klinë, me fillim nga ora 10:00.
Ligjeruese do të jetë znj. Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore e përcjellur nga zyrtarja jonë për Fuqizimin e Gruas, znj. Erodita Qehaja.
Ftojmë pjesëtaret e komuniteteve, gra dhe burra, të rinj djem dhe vajza prej moshës 18-vjeçare të marrin pjesë në këtë takim.