Komuna e Klinës njofton përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët, se nga data 15 mars do të fillojë zbatimi i rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për organizatat e biznesit në Komunën e Klinës.
Rregullorja, e cila është miratuar nga Kuvendi i Komunës në vitin 2011, parasheh që orari i punës të ndahet në dy periudha, dimërore e cila fillon nga 1 tetori deri më 31 mars, dhe verore që fillon nga data 1 prill deri më 30 shtator.
Rregullorja në mënyrë të qartë ka paraparë orarin për biznese gjatë ditëve të javës dhe pushimin e obliguar ditën e diel.
Orari i punës sipas veprimtarive afariste:
1. Gjellëtoret, qebaptoret, furrat e bukës, sallonet e ondulimit dhe floktarëve, autolarjet, hotelet, restorantet, kafenetë, pikat e shitjes së karburanteve dhe pikat e shitjes së shtypit ditor punojnë çdo ditë të javës.
2. Institucionet bankare, kompanitë e sigurimeve, agjencitë turistike, qendrat tregtare, marketet, dyqanet tregtare ushqimore dhe jo ushqimorë, ndërmarrjet prodhuese dhe depot të dielave nuk do të punojnë.
Obligohen të gjitha bizneset e parapara me rregullore t`i përmbahen dispozitave të kësaj rregullore, në të kundërt do të ndërmerren masa sanksionuese nga organet kompetente në përputhje me dispozitat e rregullores, ligjit për tregtinë e brendshme, ligjit për kundërvajtje dhe akteve tjera nënligjore.
Rregulloren e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm: