​TETË MUAJ BURG PËR KEQPËRDORIM DETYRE

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tetë muaj burg të akuzuarin N. N., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari nga muaji gusht 2015 deri në prill 2017, në cilësinë e drejtorit për Buxhet dhe Financa të Kllokotit, ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, në atë mënyrë pa qenë i autorizuar ka bërë pranimin e 14.013,50 euro nga zyrtari B.B., arkëtari B. T. dhe Zh. V., të cilat të holla kanë qenë rrjedhojë e inkasimit të taksave për shërbime komunale, ashtu që shumën prej 3.623 euro ka transferuar në llogarinë bankare të komunës, ndërsa nuk e ka dorëzuar shumën prej 10.390,50 euro, duke përfituar për vete dhe duke i shkaktuar dëm komunës për shumën e lartcekur.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.