Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.
Vendi ynë mbetet nën dominim të fushave të presionit të lartë, që kushtëzojnë mot me kthjellime dhe diell, e rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajnë temperaturat në vlera më të rritura nga vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.
Ditën e martë depërtimi i masave më të freskët ajrore në rajon, sjell përkohësisht vranësira dhe një ulje të lehtë të temperaturave, e vende-vende me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 30C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, ditën e martë me hove deri në 12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, njofton Prishtina Weather.