Një pjesë e stafit mjekësor në Pejë sot i janë bashkëngjitur Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.
“Në këto kohë të vështira nga pandemia, mjekët janë ata që po luftojnë për ne vazhdimisht. Përveç të gatshëm për të na ndihmuar në aspektin shëndetësor, një pjesë e stafit mjekësor në Pejë sot u anëtarësuan në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.
Ai ka bërë të ditur emrat e atyre që iu bashkuan partisë së tij:
1. Dr.Xhevdet Ademaj, Specialist i Fiziatrisë,
2. Dr.Kujtim Zajmi, Specialist i Mjekësisë së Punës,
3. Dr.Naim Morina, Radiolog,
4. Dr.Ahmet Blakaj, Fiziater,
5. Dr.Hysni Rexhaj, Laborant,
6. Mahir Buqani, Bachelor i Infermierisë,
7. Arbnor Veseli, Bachelor i Infermierisë,
8. Shpresa Kelmendi, Bachelor e Infermierisë,
9. Mihrije Jakupi, Bachelor e Infermierisë,
10. Isa Avdija, Shef i Ambulancave,
11. Lekë Kacoli, Shef i Shoferëve të Spitalit,
12. Faruk Zajmi, Shofer i Ambulancës së Spitalit,
13. Ismet Agoviç, Shofer i Ambulancës së Spitalit.