​EDHE NJË I VDEKUR NGA COVID-19 NË MALISHEVË, SHKON NË 17 NUMRI I PËRGJITHSHËM

Sot një person është shëruar nga covid-19, një person ka ndërruar jetë, ndërsa as sot nuk ka të regjistruara raste të reja, në territorin e Komunës së Malishevës.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të IKSHPK-së me Komunën e Malishevës, dhe në komunikim e komunës me personat apo familjarët e tyre. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 25 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 184 raste të prekur me covid-19, prej tyre 143 janë shëruar, 16 persona kanë ndërruar jetë, kurse raste aktive janë 25.