Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për KosovaPress, se si pasojë e aksidentit të ndodhur në mes dy veturave, ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar.
Ndërkohë, burime të KosovaPress-it, të cilat kanë dërguar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, thonë se policia dhe automjeti i ndihmës së parë nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes për rreth 30 minuta.
Po ashtu, këto burime thonë se dyshohet se tre persona kanë qenë në veturën e cila ka dalë jashtë rruge.