124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë me respiratorë dhe 101 janë me oksigjenoterapi.
Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë me respiratorë, 101 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Ndërsa, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 43 sish janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.