Me 3,434 vdekje, Spanja ka tejkaluar Kinën nga numri i vdekjeve dhe aktualisht është vendi i dytë në botë pas Italisë, njoftoi sot ministria e Shëndetësisë së Spanjës.
Në Kinë, 3,287 njerëz vdiqën nga virusi Covid-19, dhe 6.820 në Itali, sipas gazetës El Pais.
Në vetëm 24 orë, 738 njerëz vdiqën në Spanjë, me 27 për qind rritje nga dje, dhe gjithsej 47.610 njerëz u infektuan.
Qeveria spanjolle shpreson që deri në fund të javës, efektet e izolimit do të fillojnë të japin rezultate, dhe këtë pasdite Kongresi duhet të vendosë nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 11 prill